KRONIKËSTAR CHANNEL

Operacioni “Stolen Gold” në Fier/ Goditet skema e trafikimit të floririt dhe orëve të vjedhura, arrestohet Demirel Sinaj

FIER – Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Stolen Gold”, duke goditur një skemë kriminale të trafikimit dhe tregtimit të sendeve me vlerë, të dyshuara si të vjedhura jashtë vendit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pas një hetimi disamujor të zhvilluar me metoda speciale, është vënë në pranga Demirel Sinaj, 27 vjeç, banues në fshatin Kreshpan të Fierit. Sipas hetimeve, ai siguronte në Itali dhe Greqi bizhuteri ari e argjendi, ora të markave të ndryshme dhe sende të tjera me vlerë, të dyshuara si produkte vjedhjesh, të cilat më pas futeshin kontrabandë në Shqipëri dhe tregtoheshin në argjendari në Fier dhe Lushnjë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia janë sekuestruar 15 kilogramë e 259 gramë ar, 4 kilogramë e 281 gramë argjend, 612 ora të markave të ndryshme, 13 varëse me gurë diamanti, sende të dyshuara me vlerë artistike dhe kulturore, para në lekë dhe euro, telefona celularë, DVR dhe sende të tjera. Vlera paraprake e pasurisë së sekuestruar llogaritet rreth 2 milionë euro.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në kuadër të operacionit janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtatë administratorë argjendarish në Fier dhe Lushnjë, të dyshuar se blinin dhe tregtonin sende të dyshuara si të vjedhura, si dhe mallra pa dokumentacion ligjor të origjinës.

Reklama në FieriWeb

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim një 45-vjeçar nga fshati Kraps i Fierit, i dyshuar se ushtronte të njëjtën veprimtari kriminale në bashkëpunim me 27-vjeçarin.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button