AKTUALITETKRONIKË

Operacioni “Sundimi i Ligjit”: Kapet në Fier një Shtetas në Kërkim Ndërkombëtar për Trafikim Narkotikësh


Fier, 25 Korrik 2024 – Një 33-vjeçar nga Fieri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal që merret me trafikimin e narkotikëve, është kapur dhe arrestuar në Fier me qëllim ekstradimin në Itali.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit”, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, duke bashkëpunuar ngushtë me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën, arritën të lokalizojnë dhe kapin shtetasin E. H., banues në Fier.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas veprimeve të shpejta dhe efikase nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, E. H. u arrestua dhe tani pritet të ekstradohet në Itali. Autoritetet gjyqësore italiane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për lidhjet e tij me një grup kriminal të organizuar në trafikimin e narkotikëve.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Njoftim i DVP Fier:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Fier/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për trafikimin e narkotikëve, kapet në Fier dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 33-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, kanë kapur shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar E. H., 33 vjeç, banues në Fier.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Fier, e arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. H., të cilit autoritetet gjyqësore italiane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për trafikimin e narkotikëve.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

Related Articles

Back to top button