KRONIKËSTAR CHANNEL

Organizoi transportimin e 7 emigrantëve që vdiqën në aksident në Këlcyr, GJKKO rrëzon kërkesën e të riut

Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e një të riu që kërkoi të lirohet, pasi masën ndaj tij e ka vendosur një gjykatë e zakonshme dhe për këtë sipas tij kanë rënë afatet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Vendimi u dha ditën e sotme dhe siç arsyetoi gjykata në seancën me dyer të mbyllura kërkesa për lirimin e menjëhershëm të Steviljano Ndout është e pabazuar në ligj.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Steviljano Ndou dyshohet se organizoi trafikimin e shtatë shtetasve nga Pakistani të cilët humbën jetën në një aksident automobilistik e së bashku edhe me Edison Begajn, shoferi që po i transportonte.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Aksidenti tragjik ndodhi në fshatin Kuqar pranë Këlcyrës pasi klandestinët kishin hyrë në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër dhe pas ndjekjes nga policia u konstatua se makina në largim e sipër kishte përfunduar ne lumin Vjosë.

Reklama në FieriWeb

Për këtë ngjarje tragjik pati edhe një hetim nga AMP e cila konstatoi se policia nuk kishte kryer shkelje gjatë kontrolleve.

Related Articles

Back to top button