OSHEE njoftim për ndërprerje të energjisë: Ballshi dhe disa zona të Mallakastrës pa drita deri në dy ditë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa zona të Mallakastrës, për shkak të punimeve për rikonstruksionin e linjës 110 kV Ballsh–Krahës.
Sipas njoftimit zyrtar:
• Më 21–23 maj 2026, nga ora 08:00–17:00, do të stakohet linja 6 kV e Fidrit Greshicë të Nënstacionit Ballsh. Pa energji do të mbeten fshatrat Usojë, Kalenjë, Koilaç dhe Greshicë.
• Më 20–21 maj 2026, në të njëjtin interval orar, do të stakohen linjat 6 kV të fidrave F2, F3 dhe F4 të Nënstacionit TEC Ballsh. Mungesa e energjisë do të prekë qytetin e Ballshit dhe pjesën veriore të tij, si edhe fshatrat Dukas, Drenovë Fushë, Belishovë, Lapulec, Ngraçan, Visokë, Lofkënd, Panahor, Çyçen, Riban, Cfir, Metoh, Aranitas dhe Kalenjë.
• Gjithashtu, në datat 20–22 maj 2026, nga ora 08:00–17:00, do të stakohet linja 6 kV e Fidrit F6 të Nënstacionit TEC Ballsh, duke lënë pa energji zonën e ish-Stacionit të Trenit në qytetin e Ballshit.
Ndërprerjet janë pjesë e punimeve të planifikuara për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në zonë.




