AKTUALITETSTAR CHANNEL

Pacolli: Situatë alarmante në Aeroportin e Vlorës, kërkohet ndërhyrje urgjente e institucioneve

Deklaratë publike nga investitori i projektit ngre shqetësime për bllokim punimesh dhe dëme ekonomike

Investitori i projektit të Aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli, ka reaguar me një deklaratë publike duke e cilësuar situatën në kantier si “alarmante” dhe duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet e Republikës së Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas deklaratës, që prej 18 majit 2026 punimet në aeroport janë penguar nga veprime të një grupi personash, të cilat, sipas investitorit, bien ndesh me ligjin dhe vendime të formës së prerë të gjykatave më të larta.

Në reagim theksohet se ky bllokim po shkakton dëme të konsiderueshme ekonomike për projektin, komunitetin lokal dhe kompaninë koncesionare MABCO, e cila sipas deklaratës ka mbajtur barrën kryesore financiare të investimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pacolli ngre gjithashtu shqetësime për pasiguri juridike, duke pretenduar se vendime kontradiktore dhe moszbatim i vendimeve gjyqësore kanë penguar vijimin normal të punimeve.

Në deklaratë i bëhet thirrje Prokurorisë dhe institucioneve ligjzbatuese që të ndërhyjnë urgjentisht për zhbllokimin e punimeve, garantimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe hetimin e plotë të situatës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas tij, çdo shkelje e ligjit apo pengim i vendimeve gjyqësore duhet të sjellë përgjegjësi penale dhe institucionale, ndërsa theksohet gatishmëria e plotë e investitorit për bashkëpunim me autoritetet.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button