AKTUALITETSTAR CHANNEL

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka rrëzuar këtë të enjte padinë për shpifje të ngritur nga kryeministri Edi Rama ndaj kreut të Partisë Demokratike disa vite më parë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Bëhet fjalë për deklaratën e kreut të PD Sali Berisha në emisionin “Open” në Top Channel në vitin 2018.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Berisha deklaroi asokohe se kryeministri Rama “kishte lidhje me Avdylët, si dhe pretendonte se kishte një video të kreut të qeverisë duke konsumuar lëndë narkotike.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Këto deklarata përfunduan në gjykatë për shpifje me argumentin se “ i padituri ka përhapur informacion të rremë, mashtrues e denigrues, duke krijuar fabulën e rreme se Paditësi bashkëpunëtor me bandat e krimit të organizuar e përdorues lëndësh narkotike”.

Reklama në FieriWeb

Në padinë e ngritur nga mbrojtja e kryeministrit, kërkohej një dëmshpërblim prej prej 1,000,000 lekësh të rinj si dhe përgënjeshtrimi i atyre deklaratave të 8 viteve më parë.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Berishës paraqiti edhe një kundërpadi ndaj Ramës, lidhur me një reagim të këtij të fundit disa muaj më vonë në rrjetet sociale ku në përgjigje të një ndjekësi, Rama përdorte epitete ndaj Berishës.

Edhe kjo kundërpadi u rrëzua nga gjykata në të njëjtin vendim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button