AKTUALITETEKONOMI

Paga mesatare arrin në nivele rekord, ndikimi nga administrata; Privati i rriti shumë më pak në 2023


Paga mesatare mujore rritet me ritme dyshifrore në fund të 2023, sipas raportimit më të fundit të INSTAT. Të dhënat tregojnë se, pagat në shtet u rritën me 18% në tremujorin e katërt në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ndërsa duket se sektori privat nuk arriti të ndjekë të njëjtat hapa me rritjen. Në sektorin privat pagat u rritën me 11.6%  për të njëjtën periudhë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2023, është 75.025 lekë, duke u rritur me 13,7 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sipas të dhënave nga Statistikat e Pagave, gjatë tremujorit të katërt 2023, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të katërt 2023 paga mesatare bruto për grup- aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 16,2 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit prej 4,5 %.

Gjatë tremujorit të katërt 2023, grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar. / “Monitor”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button