EKONOMI

Pagat, qeveria do t’i rrisë deri në 16% për nëpunësit civilë

Qeveria parashikon që menaxhimi i burimeve njerëzore në administratën publike të ketë një qasje më të shpërblyer financiarisht, duke parashikuar që deri në vitin 2025, nëpunësit civilë të kenë një rritje mes 11 – 16%.

Dokumenti i “Masave prioritare të Administratës Publike” 2023-2030 i nxjerrë për konsultim fillimisht në shtator dhe i rihedhur për konsultim këtë të martë ka rishikuar pjesën e rritjes së pagave, duke e zgjeruar këtë me informacion dhe masa shtesë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në dokumentin e mëparshëm, specifikishit në pjesën e politikës së pagave, thuhej: “Administrata publike mbetet atraktive në tregun e punës.

Raporti i pagave është rregulluar për pozicionet drejtuese. Shtesa e vjetërsisë është rritur për të shpërblyer përvojën për pozicionet në administratën publike. Paga mesatare mujore në administratën publike e rritur në 900 euro deri në vitin 2024”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Plani i ri për politikën e pagave

Në dokumentin e ri të nxjerrë për konsultim sa i takon politikës së pagave dhe metodologjisë së klasifikimit të pozicioneve të punës, pas ndryshimeve ligjore, nënvizohet një tjetër paragraf më i zgjeruar që parashikon edhe planet e reja për pagat.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Administrata publike mbetet atraktive në tregun e punës. Rritje e numrit të aplikimeve për pozicionet vakante.

Raporti i pagave është rregulluar për pozicionet drejtuese për të përballuar ndryshimet në pozicionet e niveleve të larta drejtuese.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Shtesa për vjetërsi në punë është rritur për të shpërblyer përvojën për pozicionet në administratën publike.

Paga mesatare mujore në administratën publike e rritur në 900 euro deri në vitin 2024, nga 530 euro aktualisht.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Rritje e pagave për nëpunësit civilë në vitin 2023:

  • pozicionet e kategorisë ekzekutive nga 19-41%;
  • pozicionet në nivelin e ulët drejtues 28-34%;
  • pozicionet në nivelin e mesëm dhe të lartë drejtues 25-35%.

Rritje e pagave për nëpunësit civilë në vitin 2025 për pozicionet e kategorisë ekzekutive me 11-16% krahasuar me vitin 2023.

Sistemet dixhitale që mbështesin menaxhimin dhe shkëmbimin e informacionit në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore janë plotësisht funksionale dhe lejojnë automatizimin e listëpagesave dhe zbatimin e praktikave të mira dhe forcimin e komunikimit ndërmjet institucioneve të administratës publike, brenda vitit 2028” thuhet në dokument.Monitor

Related Articles

Back to top button