FIERI YNË TVVIDEO

Paja 100 vjeçare/ Nusja nga Fieri ruan rrobat e vjehrrës (Video)


Trashëgimia e familjes Prifti në Libofshë të fierit nuk përmban pasuri të paluajtshme por një koleksion veshjesh tradicionale.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Lena dhe Todi prifti punojnë dhe sigurojnë jetesën nga bujqësia por ndërkohë ruajnë dhe mirëmbajnë veshjet 100 vjeçare të nënës së Todit, Vasilikës

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Me një stil që mbizotëron edhe sot, këto fustane të pambukta, sipas Todi Priftit i përkisnin shtresës së lartë të viteve përpara luftës. Historia e i ngjan një skenari filmash ku vajza e pasur martohet me punonjësin e varfër

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Përtej vlerës historike që mbartin, fustanet e zonjës Vasilika u ruajtën si trashëgimi shpirtëroreduke refuzuar kërkesat nga koleksionistët e veshjeve popullore

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Fustanet e Vasilikës, gjithsej 10, janë veshje tradicionale të zonës por të dallueshme nga cilëwsia e lartë e pëlhurës dhe detajeve dekorative. Përgatitja e tyre është bërë në tezgjah dhe bashkë me veshëmbathje të tjera vinte si pajë bashkë me nusen e re.

Veshjet orogjinale dhe tradicionale të myqeqesë janë ruajtur më së shumti në sirtarët e amvisave dhe vetëm një numër i vogël prej tyre ka përfudnuar në Muzeun e fierit. Ashtu si fustanet e zonjës vasilika, kalojnë nga njëri brez te tjetri si kujtim familjar.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button