AKTUALITETPOLITIKË

Pakti PS – Rithemelimi, Rama: Më vjen mirë që Kuvendi nuk do jetë më një çmendinë


Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të partisë këtë të dielë në Gjirin e Lalëzit në fjalën e tij hyrëse foli dhe mbi paktin mes Partisë Socialite dhe Rithemelimit për kthimin në normalitet të Parlamentit dhe dhënien fund të “aksionit opozitar” me në krye Bardhin.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Kreu i qeverisë, thotë se i vjen mirë që më në fund Kuvendi nuk do të jetë më çmendina e muajve të fundit duke theksuar gjithashtu se Partisë Socialiste, atë që s’ja merr dot me zgjedhje të lira nuk ja merr dot as me presion dhe me të ashtëquajturin “aksion opozitar” muskuloz në parlament.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Më vjen mirë që Kuvendi do të pushojë së qeni çmendina e muajve të fundit dhe së paku fjala do të rikthehet në vend të dhunimit të saj. Rikthimi i fjalës do të krijojë hapësirë për të komunikuar. Shumica jonë kuvendorë duhet të vendosë një draft rezolutë për sfidat në anëtarësimit në BE dhe reformat e masave të mëtejshme që Shqipëria duhet të marrë pa humbur kohë. Bisedimet për anëtarësim nuk janë thjeshtë të qeverisë por të të trejave institucioneve në Shqipëri. Zhvillimi i fundit për rikthimin e parlamentit në normalitet, duhet të shkojë në drejtimin e duhur për Shqipërinë në përballjen e saj si shtet me sfida kombëtare të procesit të anëtarësimit.”– tha Rama.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kryetari i PS vazhdoi duke thënë se për shumë muaj ata e morën peng Parlamentin, në kërkim të të pamundurës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“U përpoqën të marrin Paralamentin peng në kërkim të të pamundurës. Shembulli i të ashtëquajturit askion opozitar shembull të tregojë se atë çfarë Partisë Socialiste s’ja merr dot me zgjedhje të lira, nuk ja merr dot as me presion dhe dhunë muskuloze.” – tha ndër të tjera Rama.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button