Palestinezi lidh dhe plagos me thikë shqiptaren në Athinë, 33-vjeçarja përjeton tmerrin
Një 33 vjeçare nga Shqipëria është gjetur e plagosur me thikë në Athinë. Gabriela Çelaj nga Kuçova është transportuar në spital e dëmtuar në kokë e gjithe trupin si dhe e plagosur njëherë më thikë në kofshë.
Policia greke fillimisht ka dëgjuar të thirrura për ndihmë nga një objekt i braktisur në rrugën “Ksouthou” në Athinë.
Menjëherë efektivët shkuan në katin e parë të objektit ku vinin gjetën një derë të mbyllur me dryn dhe pas saj një person që kërkonte ndihmë. Kur kanë arritur të hyjnë brenda, efektivët e policisë kanë gjetur shqiptaren Gabriela Çelaj, të lidhur në të gjitha gjymtyrët, të dhunuar në kokë e trup e të plagosur me thikë në kofshën e majtë.
Ajo u transportuar në spital për të marrë ndihëm e parë ndërkohë që arriti të identifikonte autorin, shtetasin palestinez Mohammad Odi, 27 vjec. Ky i fundit ishte kapur nga policia rreth 6 orë para se të zbulohej shqiptarja.
Ai ishte ndaluar rastësisht si i dyshimitë në kryqëzimin e rrugëve “Sokratous” dhe “Ksouthou” ku i ishte gjetur një thikë e gjatë 23 cm me gjatësi tehu 12 cm dhe ishte arrestuar. Identifikimi i autorit nga shqiptarja është bërë përmes paraqitjes për njohje, pasi nuk e njihte me emër të dyshuarin.
Me të kishte rënë në kontakt në orën 02.00 të mëngjesit të së njëjtës ditë dhe kishin rënë dakort të shkonin ne banesën e tij. Aty është dhunuar më pas nga i dyshuari, i cili e ka lidhur dhe lënë në atë gjendje deri sa u gjet nga policia.