AKTUALITETMOTI

“Pamë tmerrin me sy!” Shpërthimi në Lushnje, banori: Isha në Greqi, u shkëput interneti, nuk kisha kontakt me familjen….


Banorët e shtëpisë pranë magazinës ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë kanë rrëfyer tmerrin e përballjes me ngjarjen e rëndë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

I zoti i shtëpisë, i përlotur ka treguar për mediat se mori rrugën nga Greqia menjëherë për në shtëpi nga meraku se nuk kishte lajm për familjen pasi linjat i internetit ishin ndërprerë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Isha në Greqi dhe mora haberin me anën e familjes që kishte ndodhur diçka e papritur në familjen time. U detyrova dhe erdha urgjentisht. Shyqyr Zotit kam mirë familjen. Kur erdha këtu pash që dëmet ishin të konsiderueshme. Sikurse e shikoni edhe vetë, unë nuk jam ekspert. Haberin e para ma ka dhënë motra ime.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ishte këtu, ajo më njoftoi. U bë shkëputja e internetit, nuk kisha kontakte me familjen time. Kur erdha këtu, mirë që gjeta njerëzit jashtë. Xhama kudo, hekurat të hedhur sa andej këndej. Mirë që s’kanë qenë njerëzit jashtë që të… Kur erdha në Fier i thash time shoqe se aty mundet… Patjetër, me këtë gjendje që është shtëpia mund të kishte edhe njerëz të vrarë”, tha ai.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Nga shpërthimi i ndodhur dje në Lushnje mbetën të vrarë babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha. Kujtojmë se gjithçka ndodhi teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer. Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë.

Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë, mes tyre edhe deputetit i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili iu nënshtrua ndërhyrjeve mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button