Pamje nga pallati ku banonte 70-vjeçarja e cila u grabit dhe u abuzua nga një 43-vjeçar

Këto janë pamje nga pallati në fshatin Akërni të Vlorës, ku ndodhi ngjarja e rëndë. Siç shihet në video, brenda ambienteve të kësaj banese, një 70-vjeçare dyshohet se u dhunua, përdhunua dhe u grabit.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator, të shtunën, ku një 43-vjeçar nga fshati Akërni me inicialet F. Y i cili banonte në të njëjtin pallat me të moshuarën, dyshohet se ka trokitur në derën e saj dhe, pasi ajo i ka hapur, e ka goditur me sëpatë në kokë.
70-vjeçarja ka mbetur pa ndjenja, ndërsa 43-vjeçari dyshohet se ka kontrolluar banesën dhe ka marrë rreth 700 mijë lekë te vjetra që ndodheshin aty.
Policia dyshon gjithashtu se, para se të largohej nga banesa, 43-vjeçari ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 70-vjeçares.
Pas denoncimit të ngjarjes, policia ka marrë në pyetje të moshuarën dhe ka sekuestruar si provë sëpatën me të cilën dyshohet se është kryer goditja.
43-vjeçari F. Y është shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Sipas burimeve policore, ai dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike.




