SPORTVIDEO

Pamje të rënda/ Debutim i hidhur për Bernardo Sopaj në UFC, ‘luftëtari’ shqiptar shembet në ring (VIDEO)

Sportisti shqiptar Bernardo Sopaj ka debutuar sot në UFC. 23-vjeçari nga Fieri ka pësuar një humbje të dhimbshme nga rivali Vinicius Oliveira.

Sportisti shqiptar Bernardo Sopaj ka debutuar sot në UFC. 23-vjeçari nga Fieri ka pësuar një humbje të dhimbshme nga rivali Vinicius Oliveira. Në ring Sopaj u paraqit mirë deri në momentin e lëndimit të këmbës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas saj, rivali ka përfituar dhe me një kërcim e ka goditur shqiptarin me gju në fytyrë duke e plasur në ring. Në momentin e parë pati alarm për gjendjen e Sopaj, me sportistin që u duk i pavetëdijshëm pas “knockout”, por më pas u përmend..

Sopaj më herët ka qenë pjesë e Pro MMA dhe ka siguruar 11 fitore dhe tre humbje. Dueli i sotëm vlente për peshën bantam (deri në 61.2 kg). 

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në anën tjetër Vinicius Oliveira debutoi me fitore në UFC dhe tani ka 20 fitore dhe vetëm tre humbje si profesionist.



Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button