Këto janë momentet e para pas ngjarjes në Borizanë të Krujës ku fisi i deputetit të PS, Rrahman Rrajas, dhunoi barbarisht me shkop bejsbolli Bilbil dhe Jashar Maja.
Siç u pa edhe në videon e regjistruar në momentin kur dhunoheshin, pamje tepër të rëndë, dy të plagosur janë shoqëruar në polici, edhe pse kishin plagë në rënda në kokë dhe trup. Nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta dhe informacionet e marra, policia i ka mbajtur për disa kohë në komisariat, duke mos njoftuar ambulancën.
Nga pamjet, shihen plagë të rëndë të dy kushërinjve në kokë e në trup. Sherri ndodh pasi këta të fundit denoncuan se gurorja e cila administrohet nga vëllai i deputetit të PS, Xhelal Rraja, po u dëmtonte banesat.
Sakaq, policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit e Rrahaman Rrajas, Xhelal dhe Flamur Rraja.