KOSOVA

“Panë disa persona të maskuar”/ Policia e Kosovës: Si ndodhi rrëmbimi i tre efektivëve


Policia e Kosovës zhvilloi një konferencë të jashtëzakonshme për media, në lidhje me rrëmbimin e tre efektivëve nga forcat që dyshohen të jenë serbe.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Zëdhënësi Baki Kelani deklaroi se si ndodhi rrëmbimi i tyre në Leposaviç.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kelani tha se efektivët ishin zyrtarë policorë kufitarë që ishin të ngarkuar me detyrën për të parandaluar kalimet ilegale, grupet kriminale të kontrabandojnë dhe të fusin mallra të ndryshme, përfshirë edhe armët.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sipas Kelanit, fillimisht ata i kishin parë disa persona të maskuar, për të cilët dyshohet se janë policët e njësisë speciale serbe, të cilët i rrëmbyen policët.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Sot në mesditë, në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare nëv eri të vendit, dyshohet se njësitet speciale të Serbisë në formë të organizuar, kanë kidnapuar tre zyrtarë kufitarë patrullues. Dua ta theksoj se ka ndodhur një kidnapim klasik nga forcat serbe. Policia e Kosovës dëshiron të theksojë se njësia policore patrulluese e kufirit, ka qenë me detyrë zyrtare, në pikë statike, në vendin e quajtar Bare, pra thellë në territorin e Republikës së Kosovës.

Fillimisht, njësiti policor në përbërje prej tre zyrtarëve kufitarë kanë parë që në afërsi në atë lokacion kanë lëvizur persona të dyshuar, të maskuar dhe të armatosur, e që dyshohet të kenë qenë forcat e njësiteve të armatosura të Serbisë. Menjëherë njësitë policore me njësitë tjera kanë shkuar me asistencë në atë lokacion ku me të arritur atje kanë vërejtur vetëm automjetin zyrtar dhe jo tre zyrtarët policorë kufitarë”, theksoi ai.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button