SPORTSTAR CHANNEL

Panik në fushë, anulohet ndeshja pasi trajneri i Turqisë pëson incident të rëndë

Momente tronditëse janë regjistruar në sfidën mes Kroacia U21 dhe Turqia U21, teksa ndeshja u ndërpre në minutën e 35-të.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sfida kualifikuese u anulua pasi trajneri i përfaqësueses turke, Korkmaz, u rrëzua në fushë, duke shkaktuar panik te lojtarët dhe stafet.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Menjëherë pas incidentit, për trajnerin u kërkua ndihmë mjekësore urgjente dhe ai u transportua drejt spitalit. Ngjarja ndodhi pak momente pas kartonit të kuq të marrë nga lojtari Tiknaz.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas raportimeve të mediave turke, përfshirë “Tivibu Spor”, trajneri ka rrëshqitur dhe më pas ka goditur kokën në tokë, duke pësuar ënjtje. Fatmirësisht, ai ka qenë i vetëdijshëm gjatë transportimit për në spital.

Reklama në FieriWeb

Autoritetet sportive pritet të japin më shumë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe fatin e mëtejshëm të ndeshjes.

Related Articles

Back to top button