KRONIKËSTAR CHANNEL
Panik në qendër të qytetit, automjeti përfshihet nga flakët

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik dhe alarm te qytetarët.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që ato të përcaktohen pas verifikimeve./ Euronews




