KRONIKËSTAR CHANNEL

Panik në stadiumin e Rrogozhinës, tifozi rrëzohet nga tribuna gjatë Egnatia – AF Elbasani! Dërgohet në spital

RROGOZHINË – Ndeshja mes Egnatias dhe AF Elbasanit u ndërprerë për 12 minuta pasi në minutën e 78-të një nga tifozët vendas u rrëzua nga tribunat e stadiumit “Egnatia Arena” në Rrogozhinë. Menjëherë lojtarët njoftuan arbitrin dhe ndihma mjekësore ishte e fokusuar për të.

Reklama në FieriWeb

Autoambulanca transportoi tifozin në spital për mjekim më të specializuar, ndërsa lojtarët vendas nuk pranuan që ndeshja të riniste. Pas afro pesë minutash u njoftua se gjendja e tifozit ishte e stabilizuar dhe lojtarët dolën në fushë për të vijuar sfidën.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Dueli rinisi pas 12 minutash, kur në stadium mbërriti një tjetër autoambulancë. Gjendja e mirë e tifozit u njoftua edhe nga spikeri i stadiumit, teksa rrëzimi dukej aksidental.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button