MOTITË NDRYSHME

Parashikimi i motit për sot, 3 qytetet ku termometri do të shënojë 41 gradë celsius


Territori shqiptar mbetet në ndikimin e valëve të nxehtit afrikan ku termometri do të ngjitet sërish deri në 41 gradë Celsius në zona të izoluara në Qarqet; Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Përsa i përket motit, do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin e vendit deri në orët e vona të pasdites ku priten kalime vranësirash të lehta në zonat Verilindore dhe Juglindore. Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 41°C.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kosova

Orët e paradites; në Republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në pjesën më të madhe të territorit. Por pas – mesdite dhe pasditja sjellin kalim të vranësirave, kryesisht në zonat Veri-Veriperëndimore por nuk priten reshje. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës. Përsa i përket, temperaturave të ajrit; termometri do të ngjitet deri në 37 gradë C në qytetet: Gjakovë dhe Prizren ndërsa parametri i erës, herë pas here do të jetë e fortë deri në 40 km/h.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Maqedonia e Veriut

Po ashtu, Republika e Maqedonisë së Veriut në pjesën më të madhe të territorit paraqitet në ndikimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta që qarkullojnë nga veriu i Afrikës. Duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant por pasditja do të sjellë kalim të vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut. Më të theksuara në zonat veriore dhe verilindore të republikës së MV. Parashikohet që temperaturat e ajrit të jenë të larta deri në 39 gradë C. Ndërsa; parametri i Erës nuk paraqitet problematik.

Europa

Europa Veriore dhe ajo Lindore paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dendura të shiut; si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare mbi këto rajone. Po ashtu; Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të dominohen nga vranësira konvektive dhe rrebeshe shiu herë pas here në formë shtrëngate ndërsa nën mbizotërimin e masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë Afrikane do të vijojnë; Brigjet e Egjeut, Rajoni i Ballanit si edhe Italia ku priten temperatura shumë të larta mbi 40 gradë C.

Related Articles

Back to top button