MOTISTAR CHANNEL

Parashikimi i motit për sot, reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë, 1°C vlera minimale e shënuar në verilindje deri në 17°C vlera maksimale

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar, ku më të theksuara vranësirat në zonat veriore dhe Jugperëndimore duke sjellë reshje të pakta shiu dhe dëbore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të shtojë vranësirat dhe lagështirën në ajër në të gjithë territorin shqiptar, duke rritur mundësinë për reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin e vendit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlera ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në verilindje deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Back to top button