Parashikimi i motit për sot, vranësira dhe reshje shiu
Do të vijojë Shqipëria nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente; herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere, më të theksuara shirat do të jenë në zonat perëndimore dhe veriperëndimore të Shqipërisë.
Parashikohet që ortë e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohëshme skajin veri-veriperëndimor.
Ndërkohë; temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesis por do të ulen ndjeshëm në mesditë më 3 – 4 gradë C duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 21°C maksimalja në rang vendi.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.