Parashikimi i motit, sa do të arrijnë temperaturat sot
Shqipëria
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe në shumë qytete të zonës së ulët ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat verilindore dhe Juglindore duke krijuar mundësi për momente me pika shiu vetëm në ekstremin verior të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mbeten konstante në mëngjes në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 34°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që pasditja të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë republikën e Kosovës ku më të theksuara vranësirat priten në zonat veriore dhe veriperëndimore duke sjellë reshje të pakta shiu. Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të ngjiten deri në 31 gradë C në qytetin e Prizrenit.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV vijon të jetë nën mbizotërimin intervaleve të gjata me kthjellime gjatë orëve të paradites por pritet që herë pas here të ketë dhe vranësira të lehta prezente. Ndërsa pjesa e dytë e ditë do të shtojë gradualisht vranësirat në të gjithë MV por mundësia për reshje është thuajse zero. Temperatura minimale do të shënohet në Gostivar 14 gradë C ndërsa maksimalja pritet të shënohet sërish në qytetin e Shkupit deri në 32 gradë C.
Europa
Rajoni i Balltikut si edhe Ishujt Britanikë do të paraqiten nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat sjellin në këto rajone të kontinentit reshje të shoqëruara, herë pas here me fuqizim të parametrit të erës. Po ashtu me vranësira dhe shira intensivë vijon situata në Europën Jugperëndimore pres disa ditësh duke sjellë probleme në Portugali e Spanjë ndërsa nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta do të jetë e gjithë pjesa tjetër e Europës ku kthjellime më të theksuara si edhe temperatura të larta priten në Ballkanin Perëndimor.