AKTUALITETMOTISTAR CHANNEL
Parashikimi i motit/ Termometri zbret me disa gradë, reshje shiu dhe dëbore
Zhvillimi i mëtejshëm i vranësirave do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit duke sjellë reshje shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat e thella në lartësinë mbi 900 metra.
Më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore-veriperëndimore ku priten edhe rrebeshe; ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin pakësim të reshjeve në të gjithë territorin shqiptar duke rikthyer kthjellimet.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.