KRONIKËSTAR CHANNEL

Parcelat e mbushura me kanabis, asgjësohen rreth 13 mijë fidanë në Shkodër! Momenti i ndërhyrjes së Policisë me helikopter

Vijon operacioni i Policisë në kuadër të asgjësimit të parcelave me kanabis në qarkun e Shkodrës.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Përmes një njoftimi zyrtar për mediat blutë informojnë se kanë gjetur dhe asgjësuar 12 541 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Pas gjetjes së 652 bimëve kanabis në njësisë administrative Pult, bëhet me dije se do të hetohet në gjendje të lirë inxhinierin e pyjeve, për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Nga pamjet e publikuara nga uniformat blu shihet se uniformat blu kanë shkuar me helikopter në zonën ku kanë konstatuar lëndën narkotike dhe më pas i kanë asgjësuar ato me anë të djegies.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Njoftimi i policisë

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 728 fidanë në kubikë dhe 11 813 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht:

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësisë administrative Pult, dhe asgjësuan 652 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Shllak dhe Temal, dhe asgjësuan 728 fidanë në kubikë dhe 11 161 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button