POLITIKËSTAR CHANNEL

Partia e Lirisë fton qytetarët e Fierit të angazhohen në zgjedhjet e 11 majit

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë për Qarkun e Fierit, Arben Çuko, ka bërë një thirrje publike për qytetarët që të angazhohen në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në deklaratën e tij, Çuko theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për “çlirimin e Shqipërisë nga një qeverisje e korruptuar” dhe për rikthimin e një qeverisjeje me integritet.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Ai i bëri thirrje intelektualëve, mjekëve, mësuesve, biznesmenëve dhe fermerëve që të kontribuojnë në këtë proces zgjedhor, duke theksuar nevojën për një sistem arsimor më të fortë, një ekonomi më të qëndrueshme dhe një bujqësi konkurruese me vendet e Bashkimit Europian.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjithashtu, ai ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e ndryshimit dhe të mos kërkojnë mundësi jashtë vendit. Partia e Lirisë u bëri thirrje qytetarëve të Qarkut të Fierit që të angazhohen në fushatë dhe të mbështesin me votë alternativën e saj në 11 maj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Postimi i Plotë i Arben Çuko:

Të nderuar qytetarë të Qarkut të Fierit!

Zgjedhjet e 11 majit kanë peshën dhe rëndësinë e tyre të madhe për të çliruar Shqipërinë dhe gjithë jetën tonë nga prangat e një qeverisje të korruptuar dhe me pasoja negative në jetën e gjithsecilit.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Zgjedhjet e 11 majit janë një shans i madh që çdo njeri prej nesh të marrë atë që meriton dhe  ka humbur prej vitesh nën këtë qeverisje të kalbëzuar në themelet e saj dhe në çdo qelizë qeverisëse.

Në emër të Partisë së Lirisë ftoj çdo intelektual të bëhet pjesë kontributore e këtij procesi zgjedhor, për të patur nesër një qeverisje me integritet dhe përfaqësues me dinjitet në parlamentin e ri shqiptar.

Ftoj mjekët, që të kemi së bashku një shëndetësi të garantuar për të rriturit dhe fëmijët në çdo skaj të vendit tonë.

Ftoj mësuesit, që të rifitojnë dinjitetin e tyre të nëpërkëmbur prej vitesh dhe forcimin e sistemit arsimor në vend.

Ftoj biznesmenët, ekonomistët, që të kemi një ekonomi me bazë të shëndoshë në dobi të zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

Ftoj fermerët, bujqit të japin mbështetjen e tyre, me qëllim që zhvillimi i bujqësisë të jetë konkurrentë si vendet e Bashkimit Europian dhe prodhimi i tyre të ketë një treg të garantuar.

Ftoj të rinjtë dhe të rejat e Qarkut të Fierit, që të bëhen zëri i së ardhmes dhe të mos e kërkojnë fatin larg familjeve të tyre.

Ndaj, Partia e Lirisë mirëpret kontributin dhe angazhimin tuaj në fushatën zgjedhore të 11 Majit duke u paraqitur pranë çdo dege të Partisë së Lirisë në Qarkun e Fierit.

Kontributi juaj sot, një votë e fortë për një të ardhme të sigurt!

Arben Çuko

Drejtuesi Politik i Qarkut të Fierit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button