KRONIKËSTAR CHANNEL

Partia Socialiste: Tre bashki të përjashtohen nga Reforma Administrativo-Territoriale

Partia Socialiste ka propozuar që bashkitë e Dropullit, Finiqit dhe Pustecit të mos preken nga Reforma Administrativo-Territoriale, duke argumentuar se këto zona kanë një përqendrim të lartë të pakicave kombëtare dhe kërkojnë trajtim të veçantë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Propozimi është përfshirë në raportin e Reformës Administrativo-Territoriale 2.0, të hartuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar dhe të dorëzuar në Kuvend nga deputetët socialistë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas raportit, në Shqipëri jetojnë mbi 65 mijë qytetarë të vetëdeklaruar si pjesë e pakicave kombëtare. Komuniteti më i madh është ai grek me 23.485 banorë, i ndjekur nga komuniteti egjiptian me 12.375, rom me 9.813, bullgar me 7.057, boshnjak me 2.963, arumun me 2.459, maqedonas me 2.281, serb me 584 dhe malazez me 511 banorë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Raporti bazohet në të dhënat e regjistrimit të popullsisë, sipas të cilave nga 2.402.113 banorë, 2.186.917 janë vetëdeklaruar me përkatësi etnike shqiptare. Ndërkohë, 134.451 persona nuk kanë të dhëna të disponueshme për përkatësinë etnike, ndërsa 13.507 kanë zgjedhur të mos e deklarojnë atë.

Reklama në FieriWeb

Dokumenti thekson se reforma e re administrativo-territoriale nuk duhet të mbështetet vetëm në tregues ekonomikë, financiarë apo demografikë, por edhe në garantimin e të drejtave të pakicave kombëtare dhe ruajtjen e identitetit të tyre kulturor.

Sipas raportit, kufijtë administrativë ndikojnë drejtpërdrejt në përfaqësimin vendor, përdorimin e gjuhës, aksesin në shërbimet publike dhe ushtrimin e të drejtave të komuniteteve minoritare. Për këtë arsye, çdo ndryshim në hartën territoriale duhet të shoqërohet me konsultime me komunitetet përkatëse dhe me një analizë të ndikimit që mund të ketë mbi to.

Socialistët theksojnë se, edhe në rast të një reduktimi të ardhshëm të numrit të bashkive për arsye demografike apo financiare, Dropulli, Finiqi dhe Pusteci nuk duhet të vlerësohen vetëm mbi bazën e treguesve ekonomikë.

Raporti rikujton gjithashtu se legjislacioni shqiptar parashikon që në njësitë vendore ku pakicat kombëtare përbëjnë mbi 20% të popullsisë, ato kanë të drejtë të kërkojnë përdorimin e gjuhës së tyre në marrëdhëniet me institucionet vendore, si edhe vendosjen e emërtimeve dygjuhëshe për rrugët, njësitë administrative dhe treguesit topografikë.

Në dokument përmenden gjithashtu bashkitë e Hasit dhe Konispolit si zona me profil të fortë identitar, ndërsa nënvizohet se çdo vendimmarrje për reformën e re territoriale duhet të garantojë ruajtjen e kohezionit social, traditave historike dhe të drejtave të pakicave kombëtare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button