KRONIKËLAJMI FUNDIT

Pas 5 orësh operacion, ‘Shqiponjat’, FNSH dhe RENEA shpëtojnë 2 turistë francezë të bllokuar në shpellën e Pëllumbasit


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, pasditen e djeshme kanë marrë njoftim se 2 turistë kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur, gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Gryka e Skoranës”, afër shpellës së Pëllumbasit. Menjëherë janë nisur në drejtim të kësaj adrese, bashkë me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pas disa orësh kërkime, para mesnatës, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 turistët francezë në vendin ku kishin mbetur të bllokuar për shkak se kishin humbur orientimin dhe nuk kishin më as ujë, as ushqim. Pasi iu kanë dhënë ndihmën e parë, për shkak të terrenit te rrezikshëm, shërbimet e Policisë kanë kërkuar shërbime të specializuara për të nxjerrë turistët nga vendi ku ishin bllokuar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në ndihmë të tyre kanë shkuar Njësia Alpine e FNSH Tiranë dhe shërbime të Repartit Special RENEA, të cilët kanë ndërhyrë për nxjerrjen e turistëve nga vendi ku kishin mbetur të bllokuar dhe së bashku me shërbimet e tjera të Policisë i kanë shoqëruar me këmbë turistët, deri në vendin ku i priste ambulanca.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Dy turistët janë dërguar në spital, për ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për humanizmin dhe për ndihmën që iu ofruan.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button