AKTUALITETSTAR CHANNEL

Pas 6 vitesh punë, sot hapet tuneli i Murrizit! Do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë

Pas 6 vitesh punë, nga maji i 2019-ës, më në fund, Tuneli i Murrizit, është gati të hapet.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Punimet kanë përparuar pa problematika, dhe tuneli do të hapet sot, që korrespondon në  festën e Ditës së Verës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ky tunel dhe e gjithë rruga e Arbrit është i ndërtuar me PPP, Partneritet Publik Privat.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama garantoi se shqiptarët për këtë investim, nuk do të paguajnë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Tuneli sa të jem unë këtu, nuk do të ketë taksë, nuk do kenë tarifë të rrugës. Sa të jem unë, më mbrapa shihni e bëni, por sa të jem unë jo njëherë, që të jemi shumë të qartë”, tha Rama.

Tuneli është i gjatë 3.7 kilometra dhe do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë. Ai ka 11 dalje. Në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga.

Për pak javë pritet të mbyllet edhe segmenti Maqellarë -Peshkopi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button