AKTUALITET

Pas dhunës në futboll, policia holandeze ndalon protestën propalestineze


Policia në Amsterdam e ka ndërprerë një protestë propalestineze të dielën, pasi një gjykatë e mbajti në fuqi vendimin për ndalimin e demonstratave në kryeqytetin holandez, pas përleshjeve ku u përfshinë edhe tifozët izraelitë të futbollit këtë javë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Qindra protestues e shpërfillën ndalesën dhe u mblodhën në qendër të kryeqytetit holandez, ku brohoritën thirrje për ndaljen e luftës në Rripin e Gazës dhe “Liri për Palestinën”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Por, pasi gjykata e miratoi ndalesën e vendosur nga autoritetet e qytetit, policia ndërhyri, duke i udhëzuar protestuesit të shpërndaheshin. Disa njerëz u tërhoqën zvarrë nga oficerët e policisë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Autoritetet vendosën të premten t’i ndalojnë protestat për tri ditët e ardhshme, pas sulmeve ndaj tifozëve izraelitë të futbollit, pas një ndeshjeje të enjten mes Maccabi Tel Avivit dhe Ajax Amsterdamit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Të paktën pesë njerëz u lënduan të premten, kur tifozët izraelitë u sulmuan nga ato që kryetarja e Amsterdamit, Femke Halsema, i përshkroi si “grupe antisemitike”.

Prokurorët thanë të shtunën vonë se katër të dyshuar po mbahen në paraburgim për akte të dhunshme, përfshirë dy të mitur, dhe se 40 persona u gjobitën për trazira publike dhe 10 për vepra të tjera, përfshirë vandalizmin. Ata theksuan se presin të bëjnë më shumë arrestime.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Një grup i madh i tifozëve të Maccabi Tel Avivit u pa në një video të postuar në internet nga faqja e lajmeve Bender duke u armatosur me shkopinj, tuba dhe gurë, dhe duke u përleshur dy herë me kundërshtarët kur marshuan në qytet pas ndeshjes.

Videoja nuk është verifikuar nga Reuters. Incidentet antisemitike janë rritur dukshëm në Holandë që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor të vitit të kaluar./ REL

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button