Pas Elbasanit, tentohet zjarrvënie edhe pranë inceneratorit të Fierit. Policia rrethon edhe landfillin e Tiranës
Pas zjarrvënies në inceneratorin e Elbasanit, është tentuar t’i vihet zjarr edhe landfillit të Fierit.
Burime pranë bluve konfirmojnë se pas zjarrit në landfillin e Elbasanit dhe tentativave për vënie zjarri në landfillin e Fierit, janë marrë masa edhe për atë të Tiranës nga autoritetet.
Gjatë orëve të mbrëmjes patrulla policore kanë kryer vëzhgim në terren me qëllim parandalimin e ndonjë episodi të tillë të mundshëm.
Sipas informacioneve mësohet se policia dhe Ministria e Brendshme kanë dhëna udhëzime për shtimin e vigjilencës në afërsi të këtij landfilli. Patrulla të komisariatit nr 6, po patrullojnë zonën për ndonjë ngjarje të mundshme
Në lidhje me këtë rast ministri Balla është shprehur se ka urdhëruar Policinë e Shtetit të rrisë sigurinë pranë landfilleve në të gjithë vendin.
Ai është shprehur se i ka kërkuar policisë bashkiake të krijojë shërbim 24 orë kontrolli dhe zjarrfikëse që të jenë pranë për çdo lloj rasti.
Policia ka dyshime që qofte zjarri në Elbasan, qoftë tentativa në Fier janë të qëllimshme.
Pak më heret fusha e mbetjeve në Elbasan është përfshirë nga flakët, ku në fikjen e zjarrit janë angazhuar zjarrfikëset e Elbasanit Cërrikut e Peqinit.