BOTASTAR CHANNEL

Pas incidentit në Zyrën Ovale, Presidenti Trump kërkon takim urgjent me zyrtarët e lartë për Ukrainën

Në vazhdën e incidentit të paprecedentë që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë të premten midis Donald Trump, zëvendës presidentit të tij J.D. Vance dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti i SHBA do të takohet sot me këshilltarët e tij të lartë të sigurisë kombëtare, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth.

Sipas New York Times, presidenti i SHBA Donald Trump dhe zyrtarët përkatës pritet të diskutojnë “hapat e ardhshëm” në lidhje me Ukrainën, të cilat mund të përfshijnë pezullimin ose anulimin e çdo ndihme të mëtejshme ushtarake amerikane, duke përfshirë disa dërgesa armësh të miratuara dhe financuara tashmë nga administrata Biden.

Reklama në FieriWeb - “”

Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas deklaroi se Kievi duhet të angazhohet për një përfundim të shpejtë të luftës me Rusinë, duke shprehur shpresën se ai mund të llogarisë mbështetjen e SHBA për të siguruar paqen.

“Është shumë e rëndësishme të përpiqemi ta bëjmë diplomacinë tonë me të vërtetë kuptimplotë në mënyrë që t’i japim fund kësaj lufte sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Zelensky në X.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Ne po punojmë së bashku me Amerikën dhe partnerët tanë evropianë dhe shpresojmë shumë në mbështetjen e SHBA në rrugën drejt paqes. Paqja është e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button