AKTUALITETKRONIKË
Pas Kryemadhit, Ilir Meta paraqitet në SPAK. U mor në pyetje për gati 3 orë e gjysmë në SPAK, Meta: U thirra në cilësinë e kundërshtarit të narko-shtetit
Mbi 3 orë e gjysmë në SPAK, Meta del nga Prokuroria e Posaçme.
Meta sqaroi se ishte thirrur në cilësinë e kundërshtarit të narko-shtetit.
“U pyeta në cilësinë e kundërshtarit të këtij narko shtetit që e mban në këmbë Dum Dumani, që në vend që të hetojë McGonigal dhe të ndalojë Edi Ramën dhe inceneratorët dhe Portin e Durrësit, merret me laraskat dhe përrallat e tij. Tani po iki se kam tryezën, kam sipërmarrjen. Këtë do Dum Dumani. Që mos të merremi me gjë ne, këtë detyrë i ka caktuar Edi Rama Dum Dumani.”, tha Meta.