Pas Kryesisë, Rama “nis” fushatën: Do ta fuqizojmë partinë, kemi alternativë! Në Sazan i interesuar dhëndri i Trump-it
Pas përfundimit të mbledhjes me drejtues të PS-së, kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste është një fazë të riorganizimit, siç është rienergjizimi i saj.
Ai tha për mediat se do të vijojë puna për hapjen e partisë, për anëtarësimet e reja. Ai tha se objektivi i PS është anëtarësimi deri në 50 mijë anëtarë deri në qershor.
Edi Rama: “Ne bëjmë takime të rregullta sepse jemi në një proces shumë të rëndësishëm dhe të thellë si kurrë më parë për rienergjizimin e qelizave bazë të PS dhe për vijimin e hapjes së partisë për anëtarësimet e reja.
Kemi vendosur objektivin e 50 mijë anëtarëve të rinj deri në Kongresin e qershorit. Me çfarë kemi parë e realizuar deri tani është objektiv i arritshëm.
Domosdoshmëri përcjellja e mesazhit që është e domosdoshme të fuqizojmë PS sepse është e vetmja forcë në vend që ka alternativë dhe aftësi qeverisëse si dhe përgjegjësi reale për procesin e anëtarësimit. Shqipëria 2030 të ngjitet në majë. Kurora e kësaj maji është gatishmëria për të qenë anëtar të BE”.