Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, shuhet 23-vjeçarja Rozalinda Hoxhaj nga Fieri

E reja nga Fieri prej kohësh po përballej me një sëmundje të rëndë, duke prekur zemrat e mijëra qytetarëve në mbarë vendin përmes historisë së saj të vështirë. Fieri Web ka postuar rregullisht thirrje për ndihmë dhe apel solidariteti për 23-vjeçaren dhe, ndonëse ndihmat kanë qenë të shumta dhe mbështetja e madhe, fatkeqësisht Rozalinda mbylli sytë përgjithmonë.
Lajmi i ndarjes së saj nga jeta ka sjellë dhimbje të thellë te familjarët, të afërmit dhe komuniteti fierak.
📌 Sipas lajmërimit të vdekjes, ceremonia e varrimit do të zhvillohet:
- Ditën: Shtunë
- Datë: 27 dhjetor 2025
- Ora: 13:00
Priten ngushëllime pranë familjes së Ylli Hoxhës, në Zharrez.
Rozalinda Hoxhaj ishte vajza e Alfred dhe Brunilda Hoxhaj.
🕊️ Fieri Web i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hoxhaj, të afërmve dhe miqve, duke u bashkuar në këtë moment të vështirë dhimbjeje.





