KRONIKË

Pas një lufte me flakët gjatë gjithë natës, shuhen të gjitha vatrat e zjarrit në Fier


Pas një dite me vatra paralele të shumta zjarri në bashkinë Fier dhe në zonën e Marglliçit në Patos, mëngjesin e sotëm të gjitha vatrat e zjarrit janë shuar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në pyllin me pisha në Darëzezë dhe në Peshtan nuk ka më asnjë vatër aktive, ndërkohë që edhe në Marglliç ku forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Rroskovecit, Lushnja , kompanisë Albpetrol, Vlora, Dimal, Berati dhe Elbasani, të ndihmuara edhe nga grupe të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë, dhe forca të ushtrisë kanë luftuar përgjatë gjithë natës me zjarrin në disa drejtime, për të mbrojtur veçanërisht zonat e banuara dhe puset e naftës zjarri është fikur.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Fatmirësisht flakët pranë tyre janë neutralizuar shpejt duke larguar rrezikun, ndërkohë që është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me ullishte dhe pemë frutore. Pas kësaj pritet të ngrihen dhe komisionet për vlerësimin e dëmeve, ndërsa është vënë në pranga autori i zjarrvënies.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ditën e djeshme njëkohësisht u aktivizuan mbi 11 vatra zjarri duke vënë në vështirësi edhe shërbimet zjarrfikëse të cilat me përparësi kanë parë vatrat më problematike.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”


Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button