Pas problemeve me shëndetin, Fatos Nano shfaqet për herë të parë në publik
Muajt e fundit për ish-kryeministrin Fatos Nano nuk kanë qenë fortë të lehta. Atij ju desh të shkëputej nga rutina e përditshme për shkak të një shqetësimi shëndetësor me mushkëritë.
Ka qenë mjeku i njohur okulist, Pajtim Lutaj, i cili ka publikuar në rrjetet sociale dy foto ku duket teksa kalon kohë të mirë krah ish-kryeministrit.
“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderrne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drek e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbreslënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan në rrjetet sociale Lutaj.
Fatos Nano është 71 vjeç dhe ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë. Ai është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe qëndroi në drejtimin e saj deri në vitin 2005 kur u largua nga politika.