AKTUALITET

Pas problemeve me shëndetin, Fatos Nano shfaqet për herë të parë në publik


Muajt e fundit për ish-kryeministrin Fatos Nano nuk kanë qenë fortë të lehta. Atij ju desh të shkëputej nga rutina e përditshme për shkak të një shqetësimi shëndetësor me mushkëritë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ka qenë mjeku i njohur okulist, Pajtim Lutaj, i cili ka publikuar në rrjetet sociale dy foto ku duket teksa kalon kohë të mirë krah ish-kryeministrit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderrne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drek e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbreslënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve  dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan në rrjetet sociale Lutaj.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Fatos Nano është 71 vjeç dhe ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë. Ai është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe qëndroi në drejtimin e saj deri në vitin 2005 kur u largua nga politika.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button