KRONIKËSTAR CHANNEL

Pas sherrit fizik përplasi me makinë 40-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Një 32-vjeçar nga Fieri është vënë në pranga nga policia, pasi pas një sherri me një 40-vjeçar, ka goditur me makinën e tij mjetin e tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 32 vjeç, pasi në fshatin Topojë, dyshohet se me automjetin që drejtonte, ka goditur motomjetin që drejtonte shtetasi E. K., 40 vjeç, pas një konflikti fizik me të. 40-vjeçari është në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, policia arrestoi në flagrancë shtetasin S. G., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në fshatin Savër, me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 21 vjeç, pasi në fshatin Grabjan, automjeti që drejtonte, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi R. R., 71 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button