Uncategorized

Pas sherrit, i riu qëllon me armë drejt mjetit të 64-vjeçarit në Fier, FNSH kreh zonën për të kapur autorin (EMRI)


Një sherr mes dy personash është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës mbrëmjen e sotme në Fier. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Burime bëjnë me dije se në fshatin Petovë, Fier, shtetasi Martin Craga, 30 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit M. S., 64 vjeç, i cili ishte i parkuar pranë banesës së autorit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Në momentin e të shtënave 64-vjeçari nuk ndodhej në automjet. Pas ngjarjes Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe dy grupe të FNSH Fier po krehin zonën për të rënë në gjurmët e autorit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, shpallet në kërkim 30-vjeçari dhe po punohet për kapjen e tij.

Sot rreth orës 19:45, në fshatin Petovë, Fier, shtetasi M. C., 30 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit M. S., 64 vjeç, (në të cilin nuk ndodheshin persona brenda), i cili ishte i parkuar pranë banesës së autorit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe dy grupe të FNSH Fier janë vënë në ndjekje të autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Related Articles

Back to top button