AKTUALITET

Pasagjerët në aeroport, Shqipëria e para/ Në korrik u rendit në krye të listës së vendeve evropiane

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë sërish të dhënat e Aviacionit Civil të Europës për rritjen e numrit të pasagjerëve përgjatë muajit korrik, ku Shqipëria renditet e para.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Përsëri në krye edhe në muajin korrik për rritjen e numrit të pasagjerëve të aviacionit civil në Europë. Shqiponja po fluturon lart”, shkruan Rama në Facebook.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në krahasim me vitin 2019, në tabelën e të dhënave, tregohet se Shqipëria ka një rritje me 116%. Shefi i qeverisë thotë se është koha, që Shqipëria të ngjitet edhe më lart.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Lajm fantastik! Tabela e Korrikut të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt vitit 2019, Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje të pabesueshme 116%!  Faleminderit të gjithëve që e kanë bërë të mundur këtë Le të vazhdojmë të ngjitemi në lartësi të reja!”, shkruan Rama në rrjetin “X”.

Reklama në FieriWeb

Gjatë këtij sezoni turistik, referuar statistikave zyrtare, Shqipëria në gjashtë mujorin e parë të vitit përjetoi një bum turistësh dhe vizitorësh, të cilët shijuan malin, detin dhe çdo bukuri tjetër të vendit, nga veriu në jug

Related Articles

Back to top button