AKTUALITETSTAR CHANNEL
Pasi fëmijët refuzuan tërheqjen e trupit, Bashkia Roskovec merr përsipër varrimin e 80-vjeçarit

Ngjarja tragjike në fshatin Kuman të Roskovecit vijon të shoqërohet me zhvillime të reja. Pas refuzimit të fëmijëve për të tërhequr trupin nga morgu, Bashkia e Roskovecit ka vendosur të marrë përsipër organizimin e ceremonisë së varrimit për 80-vjeçarin Shefit Rrapaj.
Burime nga bashkia bëjnë me dije se janë ndjekur të gjitha procedurat përkatëse për varrimin e 80-vjeçarit, duke i dhënë fund qëndrimit të trupit në morg.

Ndërkohë, varrimi i bashkëshortes së tij, Dashuri Rrapaj, u zhvillua sot në orën 13:00, ku ajo u përcoll për në banesën e fundit me nderime nga fëmijët, familjarët dhe komuniteti i zonës.
Ngjarja e rëndë, ku i moshuari dyshohet se vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin e zonës.




