AKTUALITETPOLITIKË

Pasi humbi vulën, Lulzim Bashës i ikën deputetja e Qarkut Fier, Erlada Bano: Do jem pjesë e PD-së



Eralda Bano, deputetja e PD në Qarkun e Fierit është larguar nga grupimi i Lulzim Bashës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Bano është ligjvënësja e parë demokrate që merr këtë vendim pasi Gjykata e Apelit i la vulën e PD-së, ish-kryeministrit Sali Berisha pas një sage gjyqësore 3-vjeçare.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve. Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë💙✌🏻”, shkruan Bano.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Deklarata

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Të dashur qytetarë,
Lufta me veten është lufta më e vështirë dhe forma më sublime e rimëkëmbjes, luftë e cila është e domosdoshme dhe jetike. Kjo luftë do duhet të na forcojë e të na kthejë në modelin më të mirë të vetes.

Demokratë të nderuar,

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Dëshiroj të shpreh përulësisht një mirënjohje të thellë për këdo që më ka mbështetur në këto vite!

Jam mirënjohëse ndaj miqve, kolegëve,simpatizantëve të mi dhe kujtdo që ka marrë guximin të më kritikojë. Jam e bindur që në ditë të vështira nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim.

Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve.

Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë.💙✌🏻

Related Articles

Back to top button