KRONIKËSTAR CHANNEL

Patos – Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në kohë nga shërbimet e Policisë së Patosit, falë reagimit të menjëhershëm ndaj një denoncimi për dhunë në familje.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Një 26-vjeçare ka kallëzuar se bashkëjetuesi i saj, shtetasi I. R., 45 vjeç, e kishte dhunuar fizikisht dhe e kishte kanosur për jetën, në banesën e tyre në fshatin Dukas. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët e Stacionit të Policisë Patos, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, organizuan dhe finalizuan një operacion të shpejtë për kapjen e autorit, i cili u ndalua në flagrancë dhe u vu në pranga.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri të llojit kallashnikov, me municion luftarak, e cila mbahej pa leje. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore ndaj 45-vjeçarit, i cili tashmë përballet me akuza për dhunë në familje, kanosje për jetën dhe armëmbajtje pa leje.

Reklama në FieriWeb

Policia e Shtetit thekson edhe një herë rëndësinë e denoncimeve në kohë dhe angazhimin maksimal për të garantuar sigurinë e jetës dhe të drejtave të qytetarëve.

📞 Denonco çdo rast dhune apo krimi në 112 ose në Komisariatin më të afërt.

Related Articles

Back to top button