AKTUALITETSTAR CHANNEL

Patos/ Segmenti rrugor Frashër–Belinë, rrugë në agoni prej vitesh – banorët: “Jemi lënë në harresë”

VIDEO

Segmenti rrugor Frashër–Belinë në bashkinë Patos është kthyer në një simbol të neglizhencës institucionale. Në një gjatësi prej rreth 2 kilometrash, rruga është tërësisht e amortizuar, plot çarje, gropa dhe dëmtime të theksuara në asfalt, duke u bërë makth për drejtuesit e mjeteve dhe fermerët e zonës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Banorët që e përshkojnë çdo ditë këtë rrugë për të shkuar në tokat e tyre bujqësore, thonë se prej vitesh janë ankuar pa rezultat, ndërsa gjendja është përkeqësuar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Jemi lodhur duke u ankuar. Askush nuk vjen të shohë gjendjen reale. Makina dëmtohet çdo ditë dhe rrezikojmë aksidente”, shprehen ata të indinjuar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Megjithë premtimet e përsëritura, deri më tani Bashkia Patos nuk ka ndërmarrë asnjë ndërhyrje konkrete, duke e lënë rrugën në mëshirë të fatit. Banorët thonë se ndihen të harruar nga institucionet, ndërsa kërkojnë ndërhyrje urgjente për rikonstruksionin e saj.

Reklama në FieriWeb

Në mungesë të veprimit, segmenti Frashër–Belinë vijon të pengojë qarkullimin e përditshëm dhe të rrezikojë jetën e qytetarëve, sidomos gjatë periudhave me reshje.

Related Articles

Back to top button