AKTUALITETSTAR CHANNEL

Patos – Ura u rindërtua, por një kilometër rrugë mbetet plagë e hapur për banorët

Një kontrast i hidhur për banorët e disa fshatrave të bashkisë Patos: ura që rrezikonte shembjen u rindërtua, por vetëm një kilometër rrugë vijon të mbetet e harruar. Dhe për këtë, banorët thonë me ironi se duhet të presin zgjedhjet e ardhshme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Segmenti prej rreth 1 km, që lidh Sheqishten, Belinën, Marinzën, Jagodinën e më tej me Roskovecin, është sot në gjendje të mjerueshme. Kanale të thelluara dhe gropa të shumta e kanë kthyer udhëtimin me automjete në një aventurë të rrezikshme. Drejtuesit e makinave detyrohen të lëvizin majtas e djathtas për të shmangur dëmtimet, shpesh duke rrezikuar aksidente.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Ura u bë para zgjedhjeve, por rruga mbeti po aty. Do presim zgjedhjet e tjera, ndoshta atëherë kujtohen edhe për këtë kilometër”, shprehen banorët me zhgënjim.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Rruga, e ndërtuar në fillim të viteve 2010, ka një rol jetik pasi lidh mbi 10 fshatra të Patosit e Rroskovecit me tregjet e Fierit, ku fermerët nxjerrin prodhimet e tyre bujqësore. Por që nga ndërtimi e deri më sot, nuk është kryer asnjë riparim apo mirëmbajtje.

Reklama në FieriWeb

Banorët thonë se dëmtimet më të mëdha i kanë shkaktuar automjetet e tonazhit të rëndë, por shtojnë se kjo nuk është arsye për ta lënë rrugën në harresë. Për ta, kjo është një plagë e hapur, që prej vitesh sjell aksidente, kosto më të larta për transportin e prodhimeve dhe vështirësi të mëdha në lëvizjen e përditshme.

“Ne nuk duam më premtime, por vepra konkrete”, theksojnë ata, duke shtuar se institucionet vendore nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

Ndërkohë, Bashkia Patos vijon të qëndrojë në heshtje për këtë problem disa vjeçar.

Screenshot 20250913 110615 gallery8682581236611159409
Screenshot 20250913 110706 gallery9037042115602439739
Screenshot 20250913 110630 gallery1651180577622361736
Screenshot 20250913 110624 gallery7278731019840402245
Screenshot 20250913 110602 gallery7406910737652088648
Screenshot 20250913 110721 gallery3649934110369171431
Screenshot 20250913 110739 gallery4972143351271015334
Screenshot 20250913 110753 gallery7659932342166363249
Screenshot 20250913 110759 gallery2810727997171006154
Screenshot 20250913 110821 gallery3119912248520160078
Screenshot 20250913 110833 gallery2684487355292154165
Screenshot 20250913 111004 gallery4424735003326488345

Related Articles

Back to top button