AKTUALITET

Patosi si “Big Brother”, Bashkia hap tender 100 milionë lekë për të blerë kamera


100 milionë lekë me TVSH do u kushtojë banorëve të Patosit një projekt i bashkisë për të vendosur kamera sigurie, me pretendimin se do të rrisë sigurinë duke monitoruar çdo rrugë dhe cep të qytetit, shkruan newsbomb.al.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Institucioni i drejtuar nga kryebashkiaku socialist Fation Duro, kërkon nga bizneset e interesuara që të dorëzojnë ofertat për blerjen e 65 kamerave që do të fiksohen në çdo zonë të qytetit, si dhe 7 kamera të tjera që të jenë specifikisht për të lexuar targat e mjeteve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Siç specifikohet në dokumentet e tenderit, kamerat kërkohen që të përmbushin disa specifikime, në rastin e mjeteve të përcaktojnë qartë ngjyrën, llojin, personat që qëndrojnë brenda tij, numrin e tyre, etj

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”
Dokumenti i njoftimit te tenderit te Bashkise Patos
Dokumenti i njoftimit te tenderit te Bashkise Patos

Kurse përsa i përket njerëzve, kamerat duhet të jenë në gjendje të përcaktojnë gjithë trupin, ngjyrat, aksesorët nëse ka, si kapele, çantë, çadër. Madje, ndër kriteret teknike kërkohet që kamerat të përcaktojnë dhe gjininë dhe moshën e personave në objektiv.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Tenderi i njoftuar rreth një javë më parë, më datë 23 Nëntor, është në vlerën e 84 milionë lekëve të vjetra, pa TVSH ose pak më shumë se 100 milionë lekë nëse llogarisim dhe tatimin mbi vlerën e shtuar.

Operatorët ekonomikë kanë kohë deri më datë 4 Dhjetor 2023 të dorëzojnë ofertat e tyre, shkruan newsbomb.al.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Përsa i përket kërkimit dhe analizës së pamjeve specifike, Autoriteti Kontraktor që në këtë rast është Bashkia e Patosit, kërkon që software dhe serveri përgjegjës për ruajtjen e pamjeve të ofrojë mundësinë që palët e interesuara të kërkojnë me detaje datën dhe orën e një veprimi të caktuar.

Në raste protestash apo ngjarjesh të dhunshme, kërkohet që kamerat të jenë në gjendje të detektojnë momentin e afrimit të njerëzve, të përjashtojnë ata që nuk përfshihen në vandalizma dhe akte dhune, si dhe të zbulojnë personat që kryejnë veprime aktive të dhunshme.

Kriteret per kamerat e sigurise, percaktuar nga Bashkia Patos

Related Articles

Back to top button