POLITIKËSTAR CHANNEL

PD nënshkruan kontratë lobimi 6 milionë dollarë në SHBA, Spahiu: Rrezikon ndjekje penale

Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë lobimi me vlerë 250 mijë dollarë në muaj për një periudhë dyvjeçare me kompaninë “Continental Strategy” në Uashington DC, për një total prej 6 milionë dollarësh. Sipas kontratës së publikuar në media, marrëveshja është negociuar nga numri dy i PD-së, Flamur Noka, dhe presidenti i kompanisë, Carlo Trujillo, ish-këshilltar i presidentit Donald Trump. Një ndër drejtueset e firmës është edhe Katie Wiles, vajza e Susie Wiles, një nga figurat kryesore të fushatës së Trump në 2024.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Partia Demokratike ka deklaruar se pagesa për kontratën nuk do të bëhet nga fondet e saj, por nga fondacioni “Make Albania Great Again”, i krijuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Ndërkohë, analisti Kreshnik Spahiu, në një intervistë për “Top Story”, ka paralajmëruar se kjo marrëveshje përbën shkelje të ligjit shqiptar për financimin e partive politike. Sipas Spahiut, një parti politike në Shqipëri nuk mund të financohet nga ente të huaja dhe nuk mund të marrë donacione mbi 10 mijë dollarë nga jashtë. Ai shtoi se financimi i tepërt mund të sjellë fillimisht përgjegjësi administrative me gjobë deri në 500 mijë lekë të reja, por nëse kontrata nuk tërhiqet, mund të kalojë në përgjegjësi penale me dënim deri në 6 muaj burg.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

“Kjo është një shkelje e qartë e ligjit për financimin e partive politike. Nëse PD nuk tërhiqet nga kontrata, do të përballet me pasoja penale”, deklaroi Spahiu.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button