AKTUALITETSTAR CHANNEL

Pelegrinazhi i Bektashinjve në Malin e Tomorrit, mijëra besimtarë në Kulmak

Ka nisur prej tre ditësh Pelegrinazhi i Shenjtë në Malin e Tomorrit, ku mijëra besimtarë nga Shqipëria, rajoni dhe vende të ndryshme të botës janë mbledhur në vendin e shenjtë për të nderuar Shenjtin Abaz Ali dhe për t’u lutur për paqe, shëndet, mirësi e begati.

Pelegrinazhi vijon deri më 25 gusht dhe konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme shpirtërore të komunitetit bektashian. Çdo vit, Mali i Tomorrit mirëpret një numër të madh pelegrinësh dhe vizitorësh.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Një nga traditat e veçanta është qëndrimi gjatë natës në mal, në çadra dhe nën qiellin e hapur. Ritualet kryesore zhvillohen pranë Teqesë së Kulmakut dhe në Çukën e Abaz Aliut, ku kryhen edhe ritet tradicionale, përfshirë kurbanin dhe ndezjen e qirinjve.

Kreu i Komunitetit Bektashi, Baba Edmond Brahimaj, i njohur si Baba Mondi, ka përcjellë mesazhin e tij për besimtarët.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Këtu vijnë njerëz dhe besimtarë për të marrë mirësinë e këtij mali. Për t’ju lutur Zotit, paqes dhe dashurisë”, u shpreh Baba Mondi.

Për shkak të fluksit të lartë të automjeteve dhe pelegrinëve, Policia e Shtetit ka marrë masa të veçanta për menaxhimin e trafikut në akset Berat–Poliçan–Kulmak dhe Çorovodë–Kulmak.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në terren janë vendosur gjithashtu ekipe të ndihmës së shpejtë dhe strukturat e emergjencave civile, me qëllim garantimin e sigurisë dhe përballimin e çdo situate gjatë ditëve të pelegrinazhit.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button