AKTUALITETFIERI YNË TVVIDEO

Pemët frutore në Frakull, prodhim i mbarë dhe çmime të favorshme tregu (VIDEO)

Pas një sezoni të mbarë të luleshtrydheve, fermeri Nesti Troka nga Frakulla e vogël po i gëzohet edhe prodhimit të mbarë të nektarinave.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ai tregon për se sipërfaqet e mbjella me fruta e perime janë reduktuar , prodhimi mbetet i mbarë e cilësor.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Viti ka qenë i mbarë të gjitha frutat dhe perimet kanë pasur ecuri, janë ulur sipërfaqet e mbjella, ka qenë sezon i mbarë për nektarina.”– tha Nesti Troka, fermer.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Tashmë ai zotëron një sipërfaqe me 350 rrënjë nektarina dhe prodhimi i deritanishëm arrin në 17 ton. Kërkesat janë në rritje dhe kryesisht arrin ta shesë në tregun e brendshëm. Sipërfaqja prej 7 dynym e mbjellë me nektarina është mjaft produktive thotë fermeri teksa tregon se arrin të sigurojë 50 kg për rrënjë.

Reklama në FieriWeb

“Cilësia është e mirë, nuk kemi dëmtime as nga sëmundjet, kushtet atmosferike kaq qenë të mira dhe çmimet kanë qenë të favorshme”– tha Nesti Troka, fermer.

Gjysma e rrënjëve të nektarinave janë 10- vjeçare ndërkohë që gjysma tjetër 4 – vjeçare, por falë përkujdesjes së vazhdueshme të gjitha janë në prodhim të mbarë.




Related Articles

Back to top button